back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKush është Rozeta Hajdari, e propozuara për ministre nga Albin Kurti?

Kush është Rozeta Hajdari, e propozuara për ministre nga Albin Kurti?

Të ngjajshme

Ali Ahmeti për protestën në Hagë: Dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Ali Ahmeti ka reaguar lidhur me protestën për drejtësi...

Përplasen dy mjete lundruese në Sarandë, lëndohen tre turistë të huaj

Një ngjare e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10...

Caktohet stadiumi për ndeshjen Serbi-Shqipëri?

Ndeshja mes Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë, e vlefshme...

Nga pesë emrat e propozuar nga Albin Kurti për udhëheqjen e ministrive në kabinetin qeveritar, ndodhet edhe Rozeta Hajdari.

Për dallim nga katër emrat e tjerë – Blerim Reka, Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi dhe Arben Vitia – Rozeta Hajdari nuk është figurë e njohur në publik.

Për të propozuarën e Albin Kurtit për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave, Rozeta Hajdarin, ka pak informacione në internet. Nuk dihet nëse më parë ka punuar në institucionet shtetërore.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) emri i Rozeta Hajdarit figuron si pronare e një kompanie biznesore.

“R&V Consulting” është firma private, pronare e të cilës figuron të jetë Hajdari. Kjo firmë merret me këshillimin e bizneseve, raporton Insajderi.

Po ashtu, nga të dhënat e saj në rrjetin social LinkedIn, mësohet se ajo punon si koordinatore për Arsimin e Lartë në Austrian Development Agency, një organizatë jo-qeveritare austriake që vepron në Kosovë.

Kryetari i Vetëvendosjes, para takimit me Presidentin Hashim Thaçi për marrjen e mandatit për formimin e Qeverise, edhe një herë i është drejtuar me një video Lidhjes Demokratike të Kosovës, si partner i mundshëm për bashkë qeverisje duke kërkuar nga ta t’i dërgojnë listën e ministrave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz