BallinaLajmeAlbin Kurti “dorëzohet” për Ministrinë e Punëve të Brendshme: Këto ministri i...

Albin Kurti “dorëzohet” për Ministrinë e Punëve të Brendshme: Këto ministri i takojnë VV-së

Të ngjajshme

Orav: Kapitulli i masave ndëshkuese ka përfunduar

Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë,...

E dhimbshme: Vdes gruaja që ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

Muriq e pëson herët, Juventusi në epërsi

Juventusi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Sassuolos. Është Kenan...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video mesazhi, ka konfirmuar heqjen dorë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai ka publikuar emrat e 5 ministrave nga VV, derisa ka ftuar edhe LDK-në t’i jap emrat e saj.

Sipas videomesazhit, VV pos kryeministrit dhe kryetarit të Kuvenditdo t’i ketë edhe këto 5 ministri: Ministrinë e Drejtësisë, Të punëve të Jashtme dhe të Diasporës, të Financabe dhe Transfereve, të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë dhe atë të Shëndetësisë dhe Sportit, raporton Gazeta Blic.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz