BallinaLajmeKrasniqi thotë se takimi në Berlin i burrave të “fortë” të LDK-së...

Krasniqi thotë se takimi në Berlin i burrave të “fortë” të LDK-së është mesazh për VV-në

Të ngjajshme

Koalicioni qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të arrihet vetëm sipas rregullave që i përcakton kjo e fundit.

Kështu të pakten beson se do të ndodh ish-themeluesi i LDK-së dhe profesori universitar Milazim Krasniqi.

Sipas Krasniqit, pas takimit që sot delegacioni i LDK-së e zhvilloi në Berlin me ambasadorin e SHBA-së Richard Grenell, LVV duhet të lexojë mirë mesazhin, “nëse vërtet e ka nijet ta formojë qeverinë.”

“LDK e dërgon Agim Veliun të flas me njeriun e Trumpit për koalicionin me VV-në, ai kërkon heqjen e taksës” (Gazeta Express, 3 janar 2020)
Koment imi: Qaq sa marr vesh unë, kjo do të thotë se koalicioni LVV-LDK mund të arrihet vetëm sipas rregullave që i përcakton LDK-ja. Pra, LDK-ja në asnjë variant nuk do të jetë patericë e LVV. Këta burrat që paskan dalë deri në Berlin, janë krahu i fortë i LDK-së. LVV duhet ta lexojë mirë mesazhin, nëse vërtet e ka nijet ta formojë qeverinë”, ka shkruar Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz