back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeEKSKLUZIVE: LDK ka këto kushte për të hyrë në koalicion me VV,...

EKSKLUZIVE: LDK ka këto kushte për të hyrë në koalicion me VV, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit

Të ngjajshme

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin

Pezullimi i dialogut strategjik të SHBA me Kosovën, analisti Adri Nurellari, thotë...

Ben Blushi: Albin Kurti, i ndershëm apo i dëmshëm për Kosovën?

Në një postim dhe kritik në Facebook, shkrimtari shqiptar...

Hipertension shkaktohet nga konsumimi i tepërt i kripës

Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i...

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk po tërhiqet nga kërkesat e saja që i kishte vënë që në fillim si kusht për të lidhur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), shkruan GazetaBlic.

Pas zgjedhjes nga VV që Glauk Konjufca të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës, LDK për të lidhur koalicion me VV-në kusht ka rikthimin e postit të kryeparlamenatit për vete, po ashtu edhe gjetja e formulës për postin e Presidentit.

Kështu bënë të ditur një burim brenda LDK-së për GazetaBlic, i cili tha se në mbledhjen e kryesisë dhe të grupit parlamentar të hënën këto tema do të jenë qëndrimi i LDK-së.

Siç mëson GazetaBlic edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim dhe e dëshiron për vete.

“LDK nuk tërhiqet, ajo kusht për hyrje në koalicion me Vetëvendosjen e ka rikthimin e kryetarit të Kuvendit për vete, gjetjen e modalitetit për postin e Presidentit dhe ministritë të ndahen 5 me 5. Ky pritet të jetë edhe qëndrimi i LDK-së edhe në mbledhjen e kryesisë dhe të grupit parlamentar të paralajmëruar për të hënën”, thotë për GazetaBlic ky burim nga LDK.

Ndërkohë GazetaBlic ditë më parë ka raportuar që VV po mendon që t’ia bëjë një ofertë të re LDK-së që në vend të postit të kryetarit të Kuvendit, t’ia jap një ministri shtesë, pra ministritë të ndahen 6 me 4 deri në zgjedhjen e Presidentit. Por nga LDK-ja kanë thënë se nuk do ta pranojnë një ofertë të tillë.

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit nga ana e VV-së, LDK tha se ky post do duhej t’i takonte LDK-së pasi që edhe ashtu parashihet me Kushtetutën e vendit.

“Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit. Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet ti takojë Kryeparlamentari me marrëveshje“, kishte shkruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa në Facebook.

LDK për ditën e hënë ka planifikuar dy takime, duke filluar nga ora 09:00 të mëngjesit është mbledhja e Kryesisë, ndërsa në orën 13:00 është planifikuar të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, e tërë kjo do të ndodhë 2 orë para takimit konsultativ ndërmjet liderit të VV-së Albin Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi, për nominimin e mandatarit për Kryeministër./GazetaBlic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz