back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeAbazi i përgjigjet Ramës: Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të...

Abazi i përgjigjet Ramës: Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të atyre që negociojnë ndarjen e Kosovës

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për mos arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në adresimin e fundvitit, sonte është marrë me Kosovën dhe liderët e saj politikë.

Ai ka folur edhe për nismën e krijimit të Mini Shengenit, duke thënë se ky projekt “nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse (mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri”.

Ndaj kësaj deklarate të Ramës ka reaguar deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Koalicioni qeverisës LVV+LDK është tmerri për krimin, korrupsionin dhe të gjithë ideologëve të mini lojërave ballkanike”.

“Kurti dhe Mustafa e kuptojnë barrën historike të çlirimit të Kosovës dhe dëshira e Ramës për protagonizëm dhe eksport të dështimit të tij nuk do të realizohet”, ka thënë Abazi.

“Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të oligarkëve dhe atyre që negociojnë për ndarjen e Kosovës. Rama duhet të u jap llogari qytetarëve të Shqipërisë për dështimet në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Evropian!”, ka shkruar Abazi. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz