Këngëtari i njohur i folklorit shqip, Rifat Berisha mori çmimin e parë në festivalin e folklorit “Kulla e Jasharëve” në Skënderaj.
Berisha njihet si një nga artistët më të çmuar të muzikës shqipe.
Çmimi iu nda nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Vendin e dytë e mori Resmije Krasniqi ndërsa të tretin, Fetije Terstena.
Gjatë këtij festivali u ndanë edhe çmime tjera si, çmimi i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të cilin e mori Merita Sahiti, çmimi grupi më autentik shkoi për grupin “Lulet e Malësisë”, çmimi i publikut i takoi Festim Mazrekut, debutanti më i mirë, Rrezarta dhe Blinor Gashi, veterani i festivalit, Januz Mushkolaj si dhe çmimi i karrierës, Imer Sefë Mleqani.