Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dalë në krah kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pas kërcënimit që iu bë nga anëtari i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti.
Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kurti i ka dy opsione, ose ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa Geci ka thënë nëse i duhet ndihma Kurtit, ai do ta ndihmonte me dëshirë.
“Unë kurrë LDK-në dhe as ideologjinë time djathtiste nuk e ndërroj, por duke e parë pozicionin e tij të ngjashëm me timin në kohën e pas luftës, nëse i duhet ndihma ime Albin Kurtit, unë do ta ndihmoja me dëshirë”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.