BallinaLajmeVjen reagimi nga Vetëvendosje pas kërcënimit ndaj Kurtit nga anëtari i Nismës

Vjen reagimi nga Vetëvendosje pas kërcënimit ndaj Kurtit nga anëtari i Nismës

Të ngjajshme

Tuchel shpall listën finale të Anglisë: Dyshja e Real Madrid përfshihet, por Trent jashtë

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold, është...

Peleshi në takim me Presidenten e Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryekuvendari i Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë...

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se...

Ish-trajneri i Barcelonës njofton largimin nga skuadra e tij

Një ish-trajner i Barcelonës ka njoftuar largimin nga skuadra...

SHBA godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka reaguar anëtarit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hotit, i cili sot tha se Albin Kurti ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vritet.

“Asnjë kërcënim apo atentat nuk na ndalon në rrugën tonë. Kosova do të bëhet!”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.

Pas deklaratës së Hotit, njëherësh kandidat për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, ka reaguar edhe Nisma duke u distancuar nga deklaratat e tij.

Ministri Shala ka thënë se Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje. Ai gjithashtu ka thënë se dihet qasja e Nismës karshi subjekteve dhe liderëve të tjerë politikë dhe se një gjuhë e tillë nuk është gjuhë e Nismës.

“Nisma Socialdemokrate distancohet nga çdo deklaratë e tillë e cila nxitë urrejtje”, ka thënë Shala.

“Dihet qasja e Nismës në raport me të gjitha subjektet tjera politike dhe të gjithë liderëve politikë. Një gjuhë e tillë e përdorur nuk është gjuhë e cila rrjedh nga Nisma”, ka përfunduar Shala

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz