back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeLDK-ja mund ta rrisë kërkesën e ministrive deri në tetë

LDK-ja mund ta rrisë kërkesën e ministrive deri në tetë

Të ngjajshme

Ramadani: Pse Basha e njeh Jana Arsovsken? Ka bërë luftë hibride kundër Kosovës

Burim Ramadani ka folur për Jana Arsovsken, bashkeautoren e...

Aksident i rëndë pranë mensës së studentëve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas...

Matura shtetërore: Sot afati i dytë i provimit

Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës...

Kuvendi me seancë, vijon zgjedhja e nënkryetarëve

Sot vijon seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit,...

Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija ka deklaruar për “Zërin” se zgjedhja e kryeparlamentarit nga Lëvizja Vetëvendosje e ka rritur pazarin mes LVV-së e LDK-së, por edhe e ka bërë të pashmangshme marrëveshjen bashkëqeverisëse.

Sipas tij, tashmë LDK-ja përveçqë nuk do të lëshojë pe për pozitën e presidentit do të kërkojë t’i ketë edhe tri të ministri tjera, duke e çuar kështu në tetë numrin e dikastereve qeveritare me të cilat ajo pretendon të udhëheqë.

“Janë dy skenarë ditëve në vijim. I pari është që të rifillojë prej pikës zero dhe në pozicione të tjera negocimi për bashkëqeverisje mes LVV-së e LDK-së. Në këto rrethana LDK-ja nuk do të pranonte më si opsion postin e kryeparlamentarit, por do të mundë t’i kërkonte 8 ministri dhe të mbetej në kërkesën e saj për pozitën e presidentit. Dhe skenari i dytë që LDK-ja të zgjedhë votimin e qeverisë, mirëpo pa qenë pjesë e saj, duke e vendosur Vetëvendosjen në pozicionin ku do të duhej ta bënte qeverinë e vetme”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai konsideron se as zgjedhjet e reja nuk janë krejtësisht të pamundshme.

“Kuvendi do të mundë ta votonte buxhetin për të mos e futur vendin në krizë, ta shpërndante veten dhe të caktohej data e zgjedhjeve të reja. E në rast të realizimit të një skenari të tillë, me gjasë zgjedhjet e reja do të mundë të mbaheshin në fillim të qershorit 2020”, ka nënvizuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz