BallinaLajmeAlternativat që i përjashtojnë zgjedhjet e reja

Alternativat që i përjashtojnë zgjedhjet e reja

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Profesori universitar Arben Fetoshi në një prononcim për gazetën “Zëri” ka përmendur disa nga opsionet që mund t’i përjashtojnë zgjedhjet e reja.

Fetoshi thotë se rol të rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes mund të luajë presioni ndërkombëtar, shkruan gazeta “Zeri”.

“Konstituimi i legjislaturës së re është hap i rëndësishëm që i jep drejtim zgjidhjes, e cila për mendimin tim kërkon presion të shtuar të faktorëve ndërkombëtarë. Jam i bindur se do të ketë refuzim të fuqishëm të idesë për zgjedhje të reja dhe në këtë kuptim mendoj se marrëveshja mund të arrihet me formulë tjetër ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së”, ka thënë ai.

Sipas tij, ndonëse mund të jetë komplikuar arritja e marrëveshjes pas zgjedhjes së Konjufcës kryeparlamentar, ekzistojnë ende mundësi që koalicioni të bëhet duke futur në lojë tashmë pozitën e presidentit, por edhe atë të kryeministrit.

“Pas zgjedhjes së Konjufcës në krye të Kuvendit formula do ta përfshijë postin e presidentit, por ndoshta edhe të kryeministrit. Nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk lëshon pe te kryeministri, atëherë zgjidhja mund ta përfshijë presidentin dhe numër më të madh të ministrive për LDK-në. Prandaj, duke qenë i bindur se do të shmangen zgjedhjet, Albin Kurti mund ta drejtojë qeverinë e ardhshme vetëm nëse do t’ia garantojë presidentin dhe numër më të madh të ministrive LDK-së, ose nëse pajtohet që ta japë kryeministrin”, ka thënë ai./ZERI

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz