back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Vetëvendosje ia bënë një ofertë të re LDK-së

Ekskluzive: Vetëvendosje ia bënë një ofertë të re LDK-së

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka bërë ofertën e fundit Isa Mustafës, që në këmbim të kryetarit të Kuvendit, LDK’së t’i takojë një ministri më shumë.

Sipas kësaj oferte LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.

Po ashtu, zv.kryeministri i parë, parashihet t’i takojë LDK-së. Sipas burimeve të Gazetës Blic, Kurti është duke e pritur përgjigjen nga ana e lidershipit të LDK-së për të marrë vendim se a do të shkojë në takim me presidentin Thaçi, për tu mandatuar si kryeministër i vendit. /GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz