back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeBashkatdhetari nga Carralluka që për çdo festë dhuron 2500 euro

Bashkatdhetari nga Carralluka që për çdo festë dhuron 2500 euro

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Bashkatdhetari nga Carralluka e Malishevës, Qazim Hoti, sikur në çdo festë edhe kësaj radhe, në prag të ndërrimit të moteve, ka dhuruar 2500 euro përkrahje për 25 familje në nevojë, në Komunën e Malishevës, shkruan IndeksOnline.

Mërgimtari Hoti, në vazhdimësi në të gjitha festat fetare apo në ato të fundvitit, ndihmon familjet në nevojë dhe këtë ndihmë e përcjellë përmes institucionit të Komunës, përkatësisht Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Për këtë qëllim, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka pritur në takim mërgimtarin Qazim Hoti, të cilin e ka falënderuar për këtë ndihmë.

“Në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj për këtë ndihmë dhe ndihmat tjera që ju në vazhdimësi i kenë dhënë për familjet në nevojë. Po ashtu, ju siguroj se mjetet e juaja, do të shkojnë në familjet që më shumti kanë nevojë dhe të cilat janë në listën e familjeve me gjendje të rëndë sociale, në drejtorinë përkatëse”.

Nga ana tjetër, mërgimtari dhe humanisti Qazim Hoti, tha se “ se është i sigurt se këto ndihma në mjete monetare, shkojnë në familjet që kanë nevojë, pasi për këtë arsye gjithmonë kujdeset që ndihmat të shkojnë përmes listave të drejtorisë për mirëqenie sociale”. “Unë jam nga ky vend, kjo është vendlindja ime dhe këta njerëz janë të vendit tim. Unë e kam mundësinë që nga buxheti familjar të ndihmoj në raste të caktuara njerëzit në nevojë dhe dëshiroj që fëmijët e këtyre familjeve të ndihen të barabartë me të gjithë fëmijët tjerë në prag të festës së Vitit të Ri”, tha humanisti Hoti./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz