back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDeputeti i LDK-së: Isa, Albini e Vjosa sot ta nënshkruajnë marrëveshjen, ose...

Deputeti i LDK-së: Isa, Albini e Vjosa sot ta nënshkruajnë marrëveshjen, ose vendi hynë në rrugë pa krye

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Haxhi Avdyli, i cili ka fituar edhe në zgjedhjet e 6 tetorit postin e deputetit, i ka bërë thirrje kreut të parties Isa Mustafa, që sot të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje me VV-në.

Ai thotë se nëse nuk ndodh kjo, zhgënjimi qytetar i nesërm mund t’i hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Në momentin kur jemi 24 orë para konstituimit të Kuvendit, është momenti që kryetari i LDK-së e VV-s më shumë të mendojnë si qytetar i Kosovës me shumë halle e kërkesa e më pak si kryetar partish.

Më shumë të takohen me punëtorë të sektorit privat, me arsimtarë e studentë, me mjekë e pacientë , me bujqë e biznesmenë e më pak dësgojnë jurishnikët partiakë, militantë, servil e karrierista që më shumë kanë hallin e vetes e klanit se sa hallin e shtetit.

Guri në rrugën e koalicionit mund të hiqet nëse behemi bashkë për ta larguar e nga ai gur të ndërtojmë Ura mirëbesesimi e bashkëpunimi afatgjatë.

Sepse ai guri (posti i Presidentit) mbetet vetëm një mjet për të larguar malin e gurëve e shkëmbinjëve të keqqeverisjes së kaluar e fushave të minuara nga ata. Koha është sot që Isa Mustafa ,Vjosa Osmani e Albin Kurti të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur nga qytetarët sepse zhgënjimi qytetar i nesërm mund ti hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye.

Nesër mund të kemi koalicion me fitues të besimit qytetar ose fërkim duarsh të humbësve të zgjedhjeve të 6 tetorit që veq në ujëra të turbullta mbijetojnë politikisht. /Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz