back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePrognoza e Ramush Tahirit, tregon ditën dhe orën kur do të arrihet...

Prognoza e Ramush Tahirit, tregon ditën dhe orën kur do të arrihet marrëveshja LVV-LDK

Të ngjajshme

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Marrëveshja për bashkëqeverisje mes LVV dhe LDK-së mund të arrihet ditën e enjte në orën 14:00, një orë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kështu të pakten konsideron se do të ndodh njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri.

Tahiri, i tha portalit Gazeta Blic se marrëveshja për bashkëqeverisje do të ndodh nëse lëshon pe nga posti i Presidentit LDK-ja.

“Shancet kanë mbetë që ditën e enjte një orë përpara kur të mblidhen grupet parlamentare pra në orn 14:00 ta arrijnë marrëveshjen siç ka ndodhë disa here edhe për të rrëzuar Qeverinë edhe për me ndërtu Qeverinë. Ky do ishte parashikimi im.

LDK dhe Vetëvendosje po bajnë një lloj presioni tek opinion dhe tek njëri-tjetri për të lëshuar pe pala tjetër, por faktikisht vetëm po largohen në këto qëndrime sepse duke ba presion edhe po e akuzojnë palën tjetër dhe e bajnë gati të pamundur kompromision.Por nëse Lidhja Demokratike dëshiron me qenë pjesë e Qeverisë ndërsa çështjen e postit të Presidentit vendos për me e shty ma vonë edhe marrëveshja atëherë do të arrihet më lehtë për Presidentin. Pra nëse Lidhja Demokratike e Kosovës heq dorë nga çështja e Presidentit dhe mbetet në kërkesën për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë atëherë marrëveshja arrihet dhe kryeparlamentari zgjidhet nga radhët e LDK-së”, u shpreh ai.

Përveç kësaj analisti Tahiri, ka treguar edhe skenarin se çfarë ndodh nëse nuk arrihet ditën e enjte marrëveshja.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja, Kuvendi sërish konstituohet por Kryetari i Parlamentit zgjidhet nga Vetëvendosja i votuar nga 61 deputetë. Kuvendi konstituohet dhe mandej Presidenti propozon mandatarin tjetër që i bie Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe mandatari i ka 15 ditë nga data që nominohet për Kryeministër. Presidenti Hashim pret afatin e fundit diku prej 10 deri në 15 ditësh po ashtu dhe Kurti ka 15 ditë në dispozicion dhe Kosova mbetet dhe një muaj në ankth për formimin e Qeverisë së Re”, tha ai.

Seanca konstituive do të mbahet ditën e enjte me 26 dhjetor në orën 15:00./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz