back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeDeputeti i LDK-së ka një propozim për zgjidhjen e ngërçit me VV-në

Deputeti i LDK-së ka një propozim për zgjidhjen e ngërçit me VV-në

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka thënë se partia e tij dhe Vetëvendosje duhet që të vendosin me konsensus për çështjen e presidentit.

Rexhepi ka thënë se partitë duhet të pajtohen për këtë çështje dhe që presidentin ta zgjedhin me marrëveshje të plotë.

“Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus. Duhet të ketë konsensus mes partive, pavarësisht kush kandidon. Nëse pyetem unë, do të doja të ishte nga LDK-ja, por duhet të kemi konsensus. S’është hap i lehtë, por duhet edhe VV-ja të heqë dorë nga kërkesat, ato për emrin e mbiemrin, por edhe LDK-ja të vë konsensusin dhe garancat e miqve brenda kësaj marrëveshje se qeveria e ardhshme, ky koalicion, do të jetë afatgjatë. Presidentin e zgjedh parlamenti, por po flasim për marrëveshje politike edhe të qeverisë edhe të parlamentit. Duhet konsensus brenda marrëveshjes që presidentin e zgjedh me marrëveshje të plotë. S’duhet të mbetemi peng i kësaj. Është luks i madh nëse mbetemi peng i një gjysme fjalie, sepse nëse bëjmë marrëveshje për qeveri, pse të mos i besojmë për presidentin kur t’i vijë koha. Edhe pak ka mbetur në këtë finale dhe besoj se udhëheqësia duhet t’i japë fund kësaj çështje”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se një koalicion mes VV-së e LDK-së është obligativ për “të çuar në vendin e duhur mesazhin e qytetarëve që e dhanë me votë më 6 tetor”.

“Sado që të ketë zgjedhje të reja s’ka konfigurim tjetër. E kemi për obligim edhe ne si LDK edhe ata si VV që ta përmbyllim këtë mision e të arrijmë marrëveshjen e të japim zgjidhjen e drejtë” ka thënë Rexhepi për KTV

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz