back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmePas mini-shengenit Vuçiq provokon: Serbia është në gjendje të ruajë paqen në...

Pas mini-shengenit Vuçiq provokon: Serbia është në gjendje të ruajë paqen në Kosovë

Të ngjajshme

Maturantët mund të paraqesin provimin e maturës në e-Kosova

Në platformën e shërbimeve e-Kosova janë hapur aplikimet për...

BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald...

Trump dhe Putin zgjedhin një vend të ftohtë për bisedime të nxehta

Zyrtarët amerikanë që po përpiqeshin këtë fundjavë të identifikonin...

Arrestohen dy femra dhe një mashkull në Deçan, posedonin armë, municion e marihuanë

Një mashkull kosovar, një femër kosovare dhe një femër...

Arifi: VV-ja ka sulmuar e linçuar të gjitha institucionet, përveç Bashkësisë Islame

Ish-ambasadori Avni Arifi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka thënë se Serbia dëshiron të ruaj fëmijët e saj, të shkojë në Evropë dhe të bashkëpunojë me të gjithë. Vuçiq ka ironizuar duke thënë se Serbia do të jetë në gjendje të ruajë paqen në Kosovë.

Sipas tij, Kosova vazhdon të bëj kërcënime dhe akuza, por me këtë shpreh vetëm nervozizmin asgjë më shumë, shkruan ‘RTS’.

Presidenti serb një ditë më parë qëndroi në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Aty së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut lidhën marrëveshjen për bashkëpunim rajonal të quajtur mini-shengeni.

Kjo nismë është konsideruar e panevojshme nga liderët shqiptarë të Kosovës. Rama ka marrë shumë kritika për këtë nismë duke qenë se në nuk po merr pjesë Kosova, dhe për faktin se Serbia ende nuk po kërkon falje për krimet e kryera në Kosovë dhe po vazhdon të mohojë këto krime.

Në anën tjetër, deklaratat e Vuciqit janë vetëm provokim i radhës pasi që për paqen në Kosovë sigurohen autoritetet vendase si dhe shtetet perëndimore, anëtare të NATO’s. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit