back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaShqiptareE vrau me thikë dhe dogji me benzinë, Gjykata merr masën ndaj...

E vrau me thikë dhe dogji me benzinë, Gjykata merr masën ndaj të dyshuarit

Të ngjajshme

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun Devis Hoti, i cili akuzohet nga policia si autor i vrasjes së një shtetasi pak ditë më parë.

Pavarësisht se familjarët pretendojnë se Devisi është i pafajshëm, pasi viktimën Flamur Duçi e kanë kushëri dhe nuk kanë pasur konflikte me të, gjykata ka vendosur ta lërë prapa hekurave 18 vjeçarin, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të 19 dhjetorit, në fshatin Mborje dhe sipas të dhënave të para, viktima u gjet pa shenja jete pranë lokalit të tij.

Sipas hetimeve te para viktimës i është gjetur plagë në trup, dyshohet e shkaktuar nga një mjet prerës.

Viktima u spërkat më pas me benzinë dhe i është vënë zjarri, çka tregon se kanë dashur edhe të humbin gjurmët e krimit. Si pasojë e flakëve viktima ka marrë plagë djegieje në kokë.

45 vjeçari jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar dhe kishte dy vajza të martuara./ Gazeta Sinjali/

Flamur Duçi, viktima dhe Devis Hoti, i dyshuari

Të Fundit

Sport

ShowBiz