BallinaLajmeArben Gashi: Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare

Arben Gashi: Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të...

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është i denjë që Kosova të merret më të.

Komentet në lidhje me deklaratat e Ramës për Kosovën, Gashi i ka bërë në një bisedë telefonike për Gazetën Sinjali. Sipas tij, në këtë situatë injorimi është përgjigja më e mirë për kryeministrin e Shqipërisë.

“Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më të mirë po e merr prej Kosovës, injorimin, ai person nuk e meriton të merret me të. Kjo është përgjigja që Kosova ja ka dhënë kësaj radhe dhe besoj që ka me ia dhënë gjithmonë atyre që mendojnë në çfarëdo forme me e injoru Kosovën, ai person është i padenjë që Kosova të merret me të”, ka thënë Gashi të shtunën për Gazetën Sinjali.

Ndërsa, sa i përket reagimit të Ramës kur u pyet për mohimin e masakrave nga Vuçiqi, Gashi tha se Rama është mjerimi i qeverisë shqiptare dhe deklaratat e tij janë të tmerrshme.

Është mjerimi i qeverisjes shqiptare, mjerim në krye të shtetit shqiptar, besoj që është tmerr për secilin shqiptar që e dëgjon atë shprehje”, ka thënë Gashi.

Edi Rama pas takimit me Vuçiqin ka bërë një serë akuzash ndaj Kosovës dhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Poashtu Rama ka imituar një gazetar kur është pyetur se gjithë këto takime e marrëveshje po i bën me një njeriu që ka mohuar krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe boshnjakëve në Bosnjë.

Rama duke imituar dhe ofenduar gazetaret ka hezituar të përgjigjet në lidhje më këtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz