back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeHapet fabrika për prodhimin e gotave të letrës, Haradinaj: Politikat ekonomike favorizojnë...

Hapet fabrika për prodhimin e gotave të letrës, Haradinaj: Politikat ekonomike favorizojnë prodhuesit vendorë

Të ngjajshme

Kontroll masiv të vizave amerikane – mund t’iu anulohen 55 milionë poseduesve

Departamenti amerikan i Shtetit po shqyrton të dhënat për...

Gjetje e mbetjeve eshtërore në Klinë, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës së vitit 1998-1999

Njësitet policore në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore...

Pritjet për të dalë nga Kosova rreth orë

Mërgimtarët po presin deri në 1 orë e gjysmë...

Rrihen dy burra ndërmjet vete pasi aksidentohen me vetura në Obiliq

Dy burra janë rrahur ndërmjet vete në Milloshevë të...

Përçarja politike në Kosovë me pasoja ekonomike dhe diplomatike

Për të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani,...

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj mori sot pjesë në hapjen e fabrikës për prodhimin e gotave të letrës “BELUX Paper Cups”.

Ai tha se i vjen mirë që sot janë bashkuar për një sukses ekonomik të familjes Arifi të cilët i quajti njerëz shumë punëtorë.

“Duke qenë dëshmitar dhe duke e përcjell nga afër rritjen e biznesit të Arbenit, jam mjaft i gëzuar se po kalojmë në një etapë të re, në prodhim “BELUX Paper Cups”. Pra, sot po ndodh – është realitet këtu në Bradhosh dhe është rezultat i punës së mundimshme, jo të lehtë, sfiudese, por edhe të suksesshme. Është një investim mbi 1 milion e gjysmë, janë deri tash 70 të punësuar dhe parashihet edhe 30 të tjerë”.

Haradinaj po ashtu tha se i falënderon të gjithë ata që kanë punuar dhe kontribuar që ky biznes të jetë i suksesshëm, të gjithë partnerët e këtij biznesi që janë vendor, por njëkohësisht falënderoi edhe partnerët nga Greqia që ishin prezent në hapje të fabrikës.

“Mund të them se në Kosovë politikat fiskale janë në favor të sipërmarrësve, iu lejon hapësirë dhe mundësi krijimi të vlerës së shtuar, jo të profitit, por mundësisë investuese. Politikat fiskale dhe në përgjithësi politikat ekonomike në vend janë afër prodhuesve dhe i favorizojnë prodhuesit”.

Kryeministri në detyrë veçoi se para pak ditësh është finalizuar investimi i parë strategjik në Kosovë në bazë të ligjeve tona, SOWI Kosovo, Parkun me Erë në energji në Shalë të Bajgorës – investim prej 170 milionë eurosh.

Drejtori i kompanisë ERC Trade, Arben Arifi, tha se është një ditë e madhe dhe emocion i veçantë që pas shumë dekadash punë dhe përkushtim sot janë mbledhur të gjithë bashkë për të shënuar këtë ngjarje shumë speciale për ta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz