BallinaShqiptareRasti Becchetti/ SMS-të e Erjon Velisë që u kushtuan 110 milionë euro...

Rasti Becchetti/ SMS-të e Erjon Velisë që u kushtuan 110 milionë euro shqiptarëve

Të ngjajshme

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me...

Ndërron jetë, veterani i UÇK-së, Xhemë Rexhepi

Ka ndërruar jetë, Xhemë Rexhepi vetaran i Ushtrisë Çlirimtare...

Arrestohen dy persona në Prishtinë dhe Suharekë për mashtrim online dhe krime kompjuterike

Në Prishtinë dhe Suharekë janë arrestuar dy persona nën...

Ky është çmimi i naftës e benzinës për sot dhe nesër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar...

Ish ministri i Financave, Arben Malaj bëri mbrëmë disa deklarata të forta në studion e emisionit Opinion.

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë euro për Bechetin, pasi biznesmeni kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Pjesë nga deklaratat

Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptarë për Bechetin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur… e dini këtë apo jo… 110 milionë… po gjoba që do i vijë Shqipërisë?

Blendi Fevziu: Përse me mesazhet… jo s’e dija këtë?

Arben Malaj: T’i jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij: mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…

Blendi Fevziu: Këto mesazhe janë përdorur si argument thoni ju?

Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga një politikan është menjëherë i fituar. Po këta janë kalamaqër, janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.

Kuvendi vendosi shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë. 72 deputetë votuan pro shkarkimit të ish- ministrit të Financave, çka tregon se socialistët nuk kanë qenë të unifikuar në lidhje me këtë vendim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz