back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaShqiptareShqipëri, sot pritet të votohet paketa “antishpifje”, gazetarët në protestë

Shqipëri, sot pritet të votohet paketa “antishpifje”, gazetarët në protestë

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Paketa “anti-shpifje” pritet që sot të kalojë për miratim në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Paketa është kundërshtuar  nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit.

Gazetarë dhe aktivistë kanë njoftuar se do t’i bashkohen sot protestës që do të organizohet rreth 30 minuta përpara se në Kuvend të fillojë seanca plenare.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka organizuar disa tryeza për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.

Por, pretendimet e ngritura nga shoqatat e mediave dhe nga  vetë gazetarët, kanë marrë menjëherë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se  kjo paketë është përpiluar me ndihmën e OSBE, por edhe nga ekspertë nga Vjena e Austrisë.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve në Kuvend do të jetë edhe projektbuxheti i vitit 2020 ku do të diskutohet dhe miratohet me ndryshimet e bëra, ku në të është përfshirë edhe fondi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz