Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ju bashkuan edhe shumë shqiptarë nga Shqipëria. Por, kur u bë verifikimi i tyre, një pjesë e ish ushtarëve nuk përfshinë në listën e veteranëve.
Me kërkesë të udhëheqjes së qytezës së Krumes, Drejtoresha e Departamentit të Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve Sanie Rexha u nis drejt Shqipërisë për ta bërë verifikimin e tyre.
Por, për 31 nga ta Prokuroria Speciale po dyshon se janë veteranë të rrejshëm.
Në lidhje me rastin prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë kundër Sanie Rexhës dhe Kushtrim Balës nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nën dyshimet se të dy në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Por, Rexha i mohon akuzat e prokurorisë.
Ajo thotë se këtë rast ia ka montuar ish drejtoresha e dikasterit që e udhëheq, Shqipe Krasniqi.
“Jam krenare që kam shku edhe i kam pranu këto raste edhe cdo rast që e kam ba jam krenare , s’ka qenë e imja me ditë a janë veteranë a s’janë..ky epilog ka fillu prej Eulex’it…para se me u ngritë kjo aktakuzë Eulex më ka kërcënu që kemi njerëz që bashkëpunojnë dhe kena me të shkatërru atë e ka fillu Shqipe Krasniqi” thotë ajo.

Kjo listë me emra të veteranëve nga Shqipëria, sipas Rexhës, më herët ishte hetuar nga Prokuroria, por nuk kishte gjetur asnjë shkelje.
“Drejtoria pasi i ka marrë i ka kthye me datën si të rregullta, janë hetu këto landë edhe i ka kthy që këto gëzojnë të drejtën prej prokurorit jo Sanije Rexhës, dhe kanë thanë që nuk kanë gjetur asnjë shkelje dhe janë fut në sistem. Këtë padi e ka ngritë shqipe Krasniqi, pastaj i kanë vendos edhe kamerat në zyrën time prej 2017, pastaj përgjimet në telefon janë përgjuar krejt familja” shton ajo.
Këtë rast bashkëshortja Abedin Rexhës i njohur si “Sandokani” e lidh edhe me rastin e burrit të
“Është dobësi e imja me thanë për rastin e burrit unë e di që po, por para opinionit po me vjen rënd më thanë se aty ka fillu” thekson ajo.
Megjithatë Rexha thotë se nuk do të ndalet kurrë në luftën për bashkëshortin e saj.
Në aktakuzën që ka siguruar T7, Prokuroria pohon se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës mbi 133 mijë euro
Po ashtu të dy të akuzuarit, sipas këtij dokumenti, kanë ushtuar ndikim të një zyrtare për ti pranuar aplikacionet.
Ndërkohë T7 ka kontaktuar me telefon Shqipe Krasniqit të cilën e akuzon Sanije Rexha që ja ka montuar rastin, por që kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë teksa nuk ka pranuar të flasë para kamerës./GazetaExpress/