back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeVideo Ekskluzive që tregon se si policia rrahu brutalisht dy mbështetësit e...

Video Ekskluzive që tregon se si policia rrahu brutalisht dy mbështetësit e Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Sulmet ndaj Kushtetueses, reagon shefi i EULEX-it: Të papranueshme

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë...

Mësohet shuma që do të paguajë Reali për ta rikthyer Nico Pazin

Real Madrid ka marrë tashmë një vendim strategjik për...

Osmani pret Nuncin Apostolik, kërkon njohje nga Selia e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në...

Nunci Apostolik për herë të parë në vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Osmanin

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim njoftues...

Nata festive e 6 tetorit ishte kthyer në një natë tmerri për Arben Ademin dhe Diamant Hetemin nga Shtimja. Gjithçka kishte nisur kur një patrullë policore i kishte ndaluar ata shkaku i vozitjes dhe i kishte udhëzuar të vazhdonin direkt në Stacionin Policor në Shtime. Atje, dyshohet se ishin sulmuar fizikisht nga tre policë.

Arben Ademi dhe Diamant Hetemi po festonin rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit rreth orës 21:00 në qytetin e Shtimes.

Mirëpo, nata festive ishte kthyer në një natë tmerri për Ademin dhe Hetemin. Gjithçka kishte nisur kur një patrullë policore i kishte ndaluar ata shkaku i vozitjes dhe i kishte udhëzuar të vazhdonin direkt në Stacionin Policor në Shtime, raporton Insajderi.

Atje, dy qytetarët ishin keqtrajtuar fizikisht nga tre zyrtarët policorë të këtij stacioni: Adnan Ramadani, 39-vjeç, Afrim Rexhepi, 42 vjeç dhe Mehmet Beqaj, 52 vjeç.

Pas rreth dy muajve nën hetime, ndaj dy rreshterëve dhe zyrtarit policor është ngritur kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” pranë Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Videon më poshtë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz