BallinaLajmeGjenerali i FSK-së qan në studio televizive

Gjenerali i FSK-së qan në studio televizive

Të ngjajshme

Deschamps nuk e përjashton mundësinë të marrë drejtimin e Italisë

Botërori 2026 do të jetë i fundit për Didier...

​Artistja shqiptare Qendresa bashkëpunon në albumin e ri të Drake

Reperi kanadez Drake ka bërë të pazakontën dhe ka...

Policia Ushtarake ngrit kapacitetet operacionale

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake...

Tërmeti i 26 nëntorit ku mori jetën 51 personave në Shqipëri ka bërë që jo veç shqiptarët kudo që janë të tregojnë sa unik janë në raste të tilla dhe solidar, por shumë prej tyre kanë shpërthyer në lot për dhimbjen e madhe që shkaktoi kjo fatkeqësi.

Ndërsa ka folur për këtë tragjedi që ndodhi në shtetin shqiptar, në lot ka shpërthyer edhe komandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama.“Ne jemi vëllezër dhe nuk e harrojmë të kaluarën”, deklaroi Rama në ABC news, derisa fliste për ndihmën që kanë ofruar pjesëtarët e FSK-së në zbulimin dhe nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.

Ai më tej tha se Kosova do të jetë e gatshme çdo herë ta ndihmojë Shqipërinë.“Kemi dëgjuar histori të dhimbshme, ata e dinin se ku shkonin dhe kujt po i ndihmonin. Do jemi të gatshëm kurdo por shpresojmë dhe lutemi që të mos ndodhë asnjëherë. Jemi vëllazër, jemi shumë afër dhe nuk e harrojmë të kaluarën. Në anglisht i thonë ‘pay back’, ju na keni dhënë ndihmën në kohën më të vështirë të popullit tonë, kemi obligim moral dhe kombëtar, sepse në kohëra të vështira ne kemi patur familjet këtu”, tha Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz