back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeDjali i Smajl Hajdaraj thotë se babain ia vranë kundërshtarët politikë, tregon...

Djali i Smajl Hajdaraj thotë se babain ia vranë kundërshtarët politikë, tregon rrëfimin e një dëshmitari

Të ngjajshme

Gallapeni viziton ”Shtëpinë e të Moshuarve Jetimat e Ballkanit”, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Fotbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar ‘Shtëpinë e...

Mot i vranët me intervale me diell të premten

Të premten në vend pritet të mbajë mot kryesisht...

Ekipet e Arabisë Saudite e kthejnë vëmendjen drejt superyllit të Barcelonës

Robert Lewandowski është rikthyer në qendër të vëmendjes së...

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...

Gresa shfaqet e lumtur në shoqëri të dashurit të saj

Modelja e njohur nga Kosova, Gresa Hoti është shumë...
- Advertisement -

I biri i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj ka thënë se atentati ndaj babait të tij ka qenë politik dhe i organizuar mirë.

- Advertisement -

Hajdaraj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se vrasja e babait të tij ishte e paralajmëruar, pasi sipas tij edhe gjatë luftës kishte tentime për të vrarë Smajl Hajdarajn, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se një dëshmitar, që ishte kontaktuar për ta vrarë babin e tij, është vrarë katër muaj para se të vritej babai i tij (ish- deputeti Smajl Hajdaraj).

Shpëtim Hajdaraj thotë se personi i ngarkuar për ta kryer vrasjen e babait të tij ka ardhur në shtëpi dhe i ka treguar se ia kanë blerë revolen dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për ta vrarë Smajl Hajdarajn.

Ai thotë se urdhrin për vrasje e kishin dhënë njerëz nga shtabi paralel i formuar në Rugovë nga njerëzit e LPK-së.

“Dëshmitari ka thënë se urdhrin e kishte marrë nga kundërshtarët politikë apo nga shtabi paralel që ishte formuar në Rugovë, kryesisht i përbërë nga njerëzi të LPK-së e që kishin mbështetje nga Shtabi i Përgjithshëm apo siç njihet në popull nga ‘Shtabi i Rognerit’”, thotë  Hajdaraj./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz