back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaKulturëEra Rusi publikon këngën e re dedikuar tragjedisë së Shqipërisë

Era Rusi publikon këngën e re dedikuar tragjedisë së Shqipërisë

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu: Çmimi i librave arrin 110 euro, subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar përmes një...

Chivu e sheh që s’është e lehtë, Udinese e mposht Interin

Skuadra e Interit ka pësuar humbje në javën e...

E konfirmon gazetari Kelmendi në “Favorit”: Zhegrova te Juventusi, 100% e kryer

Gazetari i sportit, Ylber Kelmendi ka konfirmuar në “Favorit”...

Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, në...

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, ka realizuar një këngë që i dedikohet tragjedisë që Shqipërisë, ku tërmeti i 26 nëntorit mori jetën e 51 personave.

Ajo ka bashkuar forcat me këngëtarin Ylli Baka, ndërsa projekti i tyre mban titullin “Në emër të shpresës”.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, përmes të cilit pasqyron ngjarjen e fundit në shtetin amë.

“Ne nuk mund të ndalojmë katastrofat e natyrës. Por, mund të bëjmë secili diçka për të minimizuar dëmet… dhe të gjithë bashkë mundemi të bëjmë ndryshime të mëdha”, shkruan telegrafi.

“Ky bashkëpunim erdhi pas tërmetit plot pasoja të 26 nëntorit 2019. Të ardhurat nga klikimet e këtij projekti do t’i shërbejnë një kauze të rëndësishme. Mirëqenien e një fëmije të mbijetuar, i cili ka nevojë për arsim, si mënyra e vetme ndaj një jetese të sigurt”, është shkruar në hyrje të kësaj kënge.

Projektin tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe mbetet vetëm kontributi juaj në klikime në mënyrë që të mbledhin sa më shumë para për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz