BallinaLajmeMinistria e Financave jep lajmin e madh për pagat e dhjetorit

Ministria e Financave jep lajmin e madh për pagat e dhjetorit

Të ngjajshme

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Ministria e Financave do të bëjë ekzekutimin e pagave të dhjetorit me rritje, për Sektorin Publik, ashtu siç është paraparë me Ligjin e ri të Pagave.

Këtë e ka konfirmuar Muharrem Shahini nga Zyra për Informim e kësaj Ministrie.

”Për zbatimin e Ligjit për pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar  është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”, ka thënë Shahini.

Nga kjo Ministri bëhet e ditur se përkundër që ky Ligj u dërgua në Gjykatën Kushtetuese javën që e lamë pas, kjo nuk do të ndikojë në ndryshim të tij deri në një vendim.

”Nëse Ligji për Pagat dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë deri në marrjen e vendimit nga kjo Gjykatë Ligji aktual është në fuqi dhe nuk e pengon implementimin e tij, nga ana e Ministrisë së Financave”, ka thënë Shahini për klankosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz