back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajme“Turp e mjerim”, shkruan Albulena Haxhiu për ministrinë që ndali ndihmat sociale

“Turp e mjerim”, shkruan Albulena Haxhiu për ministrinë që ndali ndihmat sociale

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Mirëqenies Sociale për ndaljen e dhënies së ndihmës sociale për ata që punuan në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Me ndihmën sociale në Kosovë, familjet në nevojë nuk mund të kryejnë as nevojat mujore që i kanë. Çfarë ka bërë Ministria! Personave që marrin ndihmë sociale, e që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve, ia kanë ndalur ndihmën sociale!!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Ajo thotë se pushteti po bën padrejtësi ndaj atyre për të cilët, sipas Haxhiut, shteti nuk ka bërë asgjë.“Kjo është e papranueshme. Çfarë shteti e pushteti, që varfëron e bën padrejtësi pikërisht me ata që nuk e kanë ndjerë kurrë dorën e shtetit ashtu siç duhet.Çfarë turpi e çfarë mjerimi!”, thuhet në postimin e deputetes së zgjedhur të VV’së./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz