back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeEdi Rama e kryen misionin, Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijë që...

Edi Rama e kryen misionin, Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijë që i shpëtuan tërmetit

Të ngjajshme

Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Në Shropshire është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi një...

Mbingarkesë në rrjet gjatë orëve të pikut, KEDS bën thirrje për përdorim racional

Korporata Energjetike e Distribuimit (KEDS) ka njoftuar se sistemi...

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë...
- Advertisement -

Futbolli ka dëshmuar disa herë që nuk është thjeshtë një lojë.

Dy legjenda të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë.

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video nga takimi që dy fëmijët shqiptarë kanë pasur me Buffonin dhe Ronaldon.

Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar fëmijëve nga një fanellë të Juventusit.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama në Facebook, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Shqipëria është përballë me një tragjedi të madhe, ku nga tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën, kanë mbetur të vdekur 52 persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz