back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeKEDS vendos katër trafo të reja në Llaushë

KEDS vendos katër trafo të reja në Llaushë

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

KEDS-i në LLaushë të Podujevës ka realizuar një projekt të madh investiv për përmirësimin e rrjetit energjetik, duke vendosur katër trafo dhe rrjet të ri energjetik. Këtij investimi të KEDS i gëzohen konsumatorë të kësaj ane, të cilët tani do të kenë furnizim më të sigurt dhe shërbime më kualitative.

- Advertisement -

Banorët e këtij fshati mirëpresin investimet dhe falënderojnë KEDS-in për të mirat që i kanë sjellë.

“Tash trafo na ka ardh shumë ngat. Të mirat na kanë ardh te dera. Përpara kena pas shumë probleme. Nji frymë me ra, shtyllat i rrzojke përtokë, se janë kanë të vjetra prej drunit jenë konë. Tash u bo tepër mirë”, thotë Nexhmi Dudi nga Llausha.

Edhe banorja tjetër e fshatit,  Melihate Dudi, shprehet mjaft e kënaqur me këto ndryshime.

“Furrën e shporetit e kena pas digjitale, por kurrë nuk kena mujt me përdorë. Tash për herë të parë e kena përdorë prej se e kena ble dhe na ka pshtu”, duke falënderuar KEDS-in për këto të mira.

KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur ata aty ku është nevoja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz