back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeKy është profesioni i Dardan Sejdiut, pas tërheqjes nga politika

Ky është profesioni i Dardan Sejdiut, pas tërheqjes nga politika

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Pas dështimit në zgjedhjet e fundit parlamentare disa nga ish-deputetët e PSD’së janë tërhequr nga politika, së fundi edhe Dardan Sejdiu ka bërë shkëputje përfundimtare nga kjo fushë dhe ka filluar punën si konsullent menaxhimi në biznes.

- Advertisement -

Ish-deputeti i VV’së, pastaj i PDS’së ka ndryshuar statusin e punës në rrjetin social Linkedin, ku nga tash nuk do të jetë politikan po do t’i kthehet asaj që ka studiuar, ekonominë, si konsullent menaxhimi në ‘IEDC – Bled School of Management’.

Kujtojmë, që Dardan Sejdiu ishte poashtu anëtarë i partisë Fryma e Re e cila në zgjedhjet e 2010 nuk e kaloi pragun elektoral. Në mars 2011 kjo parti u shkri duke krijuar Vetëvendosjen, duke qenë në mesin e tyre Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

Sejdiu u zgjedh si anëtar i këshillit të Prishtinës por dha dorëheqje duke u bërë deputet. Në vitin 2014, ai u zgjodh si anëtar i Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kandidati më i votuar i Vetëvendosjes. Ai dha dorëheqje nga posti i deputetit duke u bërë zëvendëskryetar i Komunës së Prishtinës.

Ndërsa, në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, Dardan Sejdiu nuk arriti ta kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendin të Republikës së Kosovës. Sejdiu ka qenë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Por jo veç ai, por jashtë Parlamentit ka mbetur e gjithë partia e tij, pasi asnjë deputet i kësaj partie nuk ka arritur të bëhet deputet./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz