back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeTahiri për koalicionin: LDK po kërkon më shumë hise se sa që...

Tahiri për koalicionin: LDK po kërkon më shumë hise se sa që i ka dhënë populli me vota! (Video)

Të ngjajshme

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...
- Advertisement -

Ndonëse nga Lëvizja Vetëvendosje(LVV) dhe Lidhja Demokratike (LDK), ishte paralajmëruar se marrëveshja për koalicion do të arrihet menjëherë pas çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, një gjë e tillë nuk ndodhi, për  “fajin” e LDK-së, e cila në takimin e së hënës Kurti-Mustafa, kishte dalë me kërkesa jo të pranueshme për Vetëvendosjen, shkruan Kosova Post.

- Advertisement -

Askush nuk e ka konfirmuar saktë se cila ishte kërkesa e LDK-së e cila edhe u bë pengesë për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, por në opinion flitet se gjoja LDK-ja ka kërkuar hise të barabartë me partinë që doli e para në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Mospajtimi i Vetëvendosjes me kërkesat e LDK-së, po shtyjnë procesin e formimit të qeverisë, ndërsa për këto vonesa fajësohet LDK-ja.

Se për ‘fajin’ e LDK-së, po vonohet edhe formimi i Qeverisë, mendon edhe analisti politik, Ramush Tahiri.  Ai në një deklaratë për KosovaPost, thotë se LDK-ja po kërkon më ‘hise’ në Qeveri më shumë se sa i ka dhen populli me vota.

“Partneret e koalicionit nuk po merren vesh për ndarjen e pushtetit, madje siç thonë në publik, LDK-ja ka paraqit kërkesë për me marrë pozitën e presidentit, pesë ministra dhe kryeparlamentarin. Kërkesa e LDK-së, nga segmenti partiak mund të jetë edhe e drejtë, ngase dëshiron në tavolinë të merr pak më shumë se sa që i ka dhënë populli me vota dhe duke e kushtëzuar partnerin e vetë Vetëvendosje. Ndonëse dallimi është i vogël i këtyre dy partive, por me kërkesat në tavolinë, del LDK-ja partia e parë, sepse kryeministri edhe ashtu i ka takuar Vetëvendosjes”, ka deklaruar Tahiri për Kosova Post.

Kujtojmë se Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për formimin e Qeverisë, siç pretendonin ta bënin në takimin e 2 dhjetorit këtë të hënë, takim ky që përfundoi pa marrëveshje.

Nga ana tjetër, Tahiri, kujton kështu se pavarësisht faktit se ende nuk është nënshkruar koalicioni, dy partitë LDK-ja dhe Vetëvendosja, tashmë kanë harmonizuar programin qeverisëse dhe janë pajtuar që qeverisja e ardhshme të ketë 12 ministri, dy nga  ato janë rezervuar për komunitetet.

“Vetëvendosje ka dal partia e parë, edhe si partia e parë e ka të drejtën për ta bërë koalicionin. Pra, lideri i VV-së në këtë cilësi i thërret partitë që i konsideron që janë të afërta në këtë rast LDK-në. E kanë harmonizuar programin dhe janë marr vesh që Qeveria ti ketë 12 ministri ku dy prej tyre do të jenë për komunitete ndërsa 10 ministri për partitë shqiptare dhe me votat e deputetëve të komuniteteve i kanë siguruar votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë”, ka thënë Tahiri./KosovaPost/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz