back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeNjihen patentëshoferët në Gjermani, lajm i mirë për kosovarët

Njihen patentëshoferët në Gjermani, lajm i mirë për kosovarët

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, është ftuar më 4 Ddjetor në Ministrinë e Komunikacionit dhe Çështjeve Digjitale të Qeverisë së Gjermanisë.

Në këtë takim, ambasadori Cufaj është pritur nga drejtori i kësaj ministrie, Guido Zielke me bashkëpunëtorë.

Pasi kanë shqyrtuar aspektete relevante të bashkëpunimit midis dy shteteve, pikë kryesore e takimit ka qenë njohja reciproke e patentëshoferëve midis dy vendeve pas aplikimit zyrtar që Kosova ka bërë vjeshtën e vitit 2018.

Zielke ka njoftuar ambasadorin Cufaj se Qeveria e Gjermanisë e përkrah njohjen reciproke të patentëshoferëve midis Kosovës dhe Gjermanisë. Procesi në fjalë ka shënuar progres të dukshëm dhe po punohet që me hapa të shpejtë të përmbyllet procesi, i cili nga pala gjermane në nivel teknik përmbyllet nga ministria në fjalë dhe ministrat përkatës të 16 republikave gjermane në Konferencën e tyre vjetore. Kosova ka shënuar progres në këtë proces.

Zielke ka njoftuar ambasadorin Cufaj që një delegacion i kësaj ministrie në muajin janar do të udhëtojë për në Kosovë për të parë edhe gjendjen në terren: situatën me qendrat testuese, prodhimin e patentëshoferëve, sidomos shqyrtimin e situatës në aspektin e sigurisë rrugore në Kosovë- pasi që procesi lidhet drejtpërdrejt, sidomos me aspektet e sigurisë, sidomos numrin e aksidenteve në rrugët e Kosovës.

Ambasadorit Cufaj i është thënë po kështu se Qeveria e Gjermanisë është plotësisht e vetëdijshme për nevojë dhe domosdshmërinë e përmbylljes së këtij procesi prandaj edhe urgjenca e kësaj vizite.

Ambasadori Cufaj ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Gjermanisë dhe ka siguruar zyrtarët gjermanë që institucionet relevante në Kosovë janë të gatshme të presin delegacionin gjerman në janar, në Kosovë.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz