BallinaShqiptareArrestohet drejtuesi i një fondacioni, mashtroi njerëzit me ndihmat për tërmetin

Arrestohet drejtuesi i një fondacioni, mashtroi njerëzit me ndihmat për tërmetin

Të ngjajshme

Pagat mesatare në të gjithë Evropën: Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta

Euronews Business shqyrton më nga afër pagat mesatare bruto...

Kinë-SHBA, Europa të mos qëndrojë në stol

Shkruan: Valbona Zeneli Takimi i shumë pritur midis Presidentit amerikan...

Haxhiu pret në një takim komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është...

Policia e Fierit ka vënë në pranga drejtuesin e një fondacioni që mblidhte ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, por që ato nuk shkonin për këtë qëllim.Sipas policisë shtetasin Ajet Shira, 27 vjeç, banues në Tiranë duke qenë drejtues i një fondacioni me qendër në Tiranë, është autor i dyshuar për veprën penale.

“Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, pasi ky shtetas, në emër të fondacionit mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto ndihma nuk kanë shkuar për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të tij.Gjatë ditës së djeshme, pranë një qendre tregtare në Fier, dy shtetase janë kapur duke mbledhur vlera monetare për njerëzit e prekur nga tërmeti, duke mashtruar në emër të këtij fondacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz