BallinaLajmeLDK: Bisedimet me Vetëvendosjen do të vazhdojnë pa ju nënshtruar presioneve të...

LDK: Bisedimet me Vetëvendosjen do të vazhdojnë pa ju nënshtruar presioneve të askujt

Të ngjajshme

​Artistja shqiptare Qendresa bashkëpunon në albumin e ri të Drake

Reperi kanadez Drake ka bërë të pazakontën dhe ka...

Policia Ushtarake ngrit kapacitetet operacionale

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake...

Bianca Censori tërheq vëmendjen me paraqitjen provokuese pranë Kanye West

Bianca Censori vazhdon të jetë një nga figurat më...

E riktheu Unitedin në Champions, Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit. Anglezi, i cili...

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Lidhja Demokratike e Kosoves, përmes një komunikate të lëshuar për media, ka deklaruar se ajo ka gatishmërinë për arritjen e një marrëvveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të respektojë dhe zbatojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Në këtë drejtim, ne kemi shprehur vazhdimisht gatishmërinë dhe zotimin tonë të palëkundur në arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me LVV-në, bazuar në fuqinë politike që u kanë dhënë votuesit dy partive, në frymën e bashkëpunimit drejt mbrojtjes dhe avancimit të interesave shtetërore të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas LDK-së, diskutimet mes kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, do të vazhdojnë pa ju nënshtruar presioneve publike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka punuar dhe është e vullnetshme të arrijë një marrëveshjeje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë. Diskutimet mes dy partive, LDK dhe LVV, do të vazhdojnë në mirëbesim dhe mirëkuptim, pa ju nënshtruar presioneve publike të askujt dhe duke krijuar një ambient të përshtatshëm dhe racional. Synimi ynë i përbashkët është të arrijmë një marrëveshje që ka prioritet vetëm dhe vetëm zotimet tona ndaj qytetarëve të Kosovës për të përmirësuar mirëqenien e tyre”.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, gjegjësisht kryetarët e këtyre dy partive, ditëve të fundit kanë zhvilluar takime të shumëta ndërmjet tyre, të cilat sipas tyre, kishin për qëllim arritjen e një marrëveshje dhe formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re.

Të njejtat, duket se ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët, pas kushteve për disa pozita udhëheqëse, si ajo e presidentit dhe kryeparlamentarit. /IndeksOnline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz