back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeSylë Tahirsylaj: Ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri...

Sylë Tahirsylaj: Ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit të kaluar

Të ngjajshme

Bëhen bashkë ‘Saranda’ e ‘Ganja’

Dy aktoret e njohura kosovare, Teuta Krasniqi dhe Irena...

Carragher formon ekipin më të mirë të Premier League deri tani, e fut edhe Granit Xhakën

Legjenda e futbollit, Jamie Carragher ka formuar formacionin më...

Gërxhaliu për 100 eurot: Dikur korrupsioni bëhej me tender e sot institucionalisht

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha...

Përparim Rama nderon Dafina Zeqirin me çmimin “Hyjnesha në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar këngëtares...
- Advertisement -

Fillimi i muajit dhjetor është shoqëruar me ulje të temperaturave, reshje shiu dhe reshje të lehta dëbore mbi vendin tonë.

- Advertisement -

Profesori i Metorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si do të vijojnë të jenë temperaturat përgjatë këtij muaji mbi vendin tonë.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale. Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius. Deri në fund të muajit do të kemi reshje shiu dhe reshje dëbore, por reshjet e bores gjatë kësaj jave nuk do të jenë të qëndrueshme si në vendet kodrinore -malore ashtu edhe në ultësira meqenëse nga e enjtja ka një rritje të temperaturave. Këto reshje të borës janë simbolike dhe është një situate e pranueshme” thotë Tahirsylaj.

Tahirsylaj theksoi se ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak, shkruan Gazeta Blic.

“Ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak. Gjysma e dytë e muajit do të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situate do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë. Te gjitha këto ndryshime janë në përputhshmëri me fushat fizike , dhe ne jetojme me to dhe i përshtatemi.” ka thënë Tahirsylaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz