BallinaShqiptareOlta Gixhari rrëfen mes lotësh si e përjetoi tërmetin

Olta Gixhari rrëfen mes lotësh si e përjetoi tërmetin

Të ngjajshme

Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po bëhet nënë për...

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Në një lidhje direkte nga Franca, aktorja e njohur Olta Gixhari ka rrëfyer për emisionin e pasdites “Ftesë në pesë” për tmerrin e përjetuar gjatë tërmetit 6.3 ballë që tronditi Shqipërinë.

Ajo ndodhej së bashku me prindërit në banesën e saj në katin e shtatë dhe mes lotësh rrëfen ndjesitë e hidhura të asaj dite.

Aktorja tregoi se kishte luftuar së bashku me prindërit për të dalë jashtë shtëpisë, mirëpo mobiljet dhe orendi të mëdha të shtëpisë shkuleshin e binin përtokë, duke e bërë të pamundur hapjen e derës.

Kështu, ata ishin dorëzuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin e duke u lutur, ndërkohë që nuk kishin as energji elektrike.

Olta tregoi se nuk ka ndërmend të kthehet në banesën e saj derisa ajo të shpallet e pabanueshme ose jo, ndërsa po qetësohet pas kësaj traume jashtë Shqipërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz