BallinaLajmeTayna dhuron të ardhurat e koncertit të ardhshëm për familjen Abazi (VIDEO)

Tayna dhuron të ardhurat e koncertit të ardhshëm për familjen Abazi (VIDEO)

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Bournemouthi e ndalë Unitedin, kthehet dy herë nga humbja për të marrë një pikë

Bournemouthi u rikthye dy herë nga disavantazhi për të...

Reperja e njohur Tayna ka treguar se ka zemër të madhe.

Ajo në emisionin NIN në Klan Kosova ka treguar në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike se ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë e grumbulluara nga koncerti i saj i ardhshëm për familjen Abazi e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

“Unë kam ndihmuar edhe më herët edhe pse nuk kam qejf kurrë që publikisht të tregoj për një gjë të tillë. E kam parë që nuk po interesohen shumë për familjen Abazi të Gjilanit që kanë qenë pjesë e kësaj fatkeqësie dhe kam dëgjuar po ashtu që nuk i kanë kushtet financiare shumë të mira. Dua që të ardhurat e koncertit të ardhshëm t’i dedikoj te familja Abazi, përveç atyre që i kam dhuruar në Shqipëri”.

Ajo ka bërë apel te të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë familjen Abazi pas humbjes tragjike të dy djemve të cilët pas vetes kanë lënë edhe fëmijë.

Tayna ka thënë po ashtu se e ka zemrën e thyer nga kjo gjendje e vështirë në Shqipëri, por në anën tjetër tha se po ndjehet shumë mirë që shqiptarët janë bërë bashkë dhe po e ndihmojnë Shqipërinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz