BallinaLajmeParatë nga biletat e ndeshjes së nesërme, shkojnë për të dëmtuarit e...

Paratë nga biletat e ndeshjes së nesërme, shkojnë për të dëmtuarit e tërmetit në Shqipëri

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

KF Feronikeli merr vendim që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes së të enjtes, mes KF Feronikelit dhe KF Llapit, të dërgohen në Shqipëri si ndihmë sado e vogël për të dëmtuarit nga tërmeti.

Gjendja në Shqipëri duket ende e rëndë dhe si klub nuk mund të rrinim duarkryq, në raport me vëllezërit tanë atje.

KF Feronikeli gjithashtu do të nxjerrë në shitje numër më të madh të biletave të enjten, në rast që dikush dëshiron të blejë dy apo më shumë, që të ndihmojë Shqipërinë në këtë kohë të vështirë.

Lusim tifozët që të jenë të pranishëm në stadium në numër sa më të madh, ta përkrahin klubin e zemrës, e me këtë të dhurojnë ndihmë edhe në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndeshja ndaj Llapit luhet të enjten, me fillim prej orës 12:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz