back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeDiena dhe vajza e saj 9- vjeçare do përcillen në banesën e...

Diena dhe vajza e saj 9- vjeçare do përcillen në banesën e fundit me fustane nusërie

Të ngjajshme

10 mami shqiptare në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami...

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes...

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e...

Ish- moderatorja Amarda Toska shkuan për ngjarjen e rëndë nga tërmeti ku humbën jetën Diena dhe vajza e saj Esila, vetme 9 vjeç.

Ato u nxorrën nga rrënojat të pajeta në një pallat të shembur 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në lagjen 18 në Durrës.

Amarda Doska shkruan se familjarët kanë shkuar në dyqanin e saj duke porositur dy fustane nusërie.

“Dy fustane nusesh për dy vajza që do i thonë lamtumirë të gjithëve në ditën e varrimit të tyre”.

“Shumë herë kam derdhur lot gëzimi dhe mallëngjimi kur kemi përcjellë vajza me fustane nusërie. Kurrë nuk ma merrte mendja që mund të derdhja lot dhimbjeje si sot për të bukurat Diena dhe Esiela.

Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin për t’u bërë nuse por për t’u bërë engjëj që do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemrën. Zot jepu forcë të përballojnë dhimbjen e madhe që fati ua dhuroi!”, shkruan Amarda Toska.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz