back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeMbi 35 inxhinierë nga Kosova do të nisen drejt Durrësit për të...

Mbi 35 inxhinierë nga Kosova do të nisen drejt Durrësit për të bërë vlerësimin e dëmeve

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Mbi 35 inxhinierë dhe arkitektë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri për të bërë vlerësimin e dëmeve të objekteve shkollore në rajonin e Durrësit.

Organizatori Drilon Pireva që tha se do të nisen pas pak shtoi se gjithë kjo është bërë në punë vullnetare, njofton Klan Kosova.

“Janë mbi 35 inxhinierë, kryesisht të ndërtimtarisë që kanë mu nis sot për Shqipëri. Puna e tyre do të jetë në rajonin e Durrësit, ku dëmi ka qenë më i madh. Nga ne do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkollave fillore dhe të mesme”.

“Gjithsej janë 42 shkolla ku do të bëhet vlerësimi prej profesionistëve nëse plotësohen kushtet për të rifilluar mësimi.”.
Inxhinierët janë nga komuna e Prishtinës, prej Ndërmarrjes Publike Banesore dhe nga Shoqata e Arkitektëve dhe Ndërtimtarëve që veprojnë në Prishtinë.

“Të gjithë janë lajmëruar vetë, përveç aspektit logjistik që e kemi organizuar ne, pjesa tjetër është krejtësisht vullnetare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz