BallinaLajmeAmbasada e Gjermanisë në Kosovë ofron strehim të përkohshëm për të prekurit...

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ofron strehim të përkohshëm për të prekurit nga tërmeti, vend me 800 shtretër

Të ngjajshme

Hoxhaj për tragjedinë në Austri: Kosova u trondit nga humbja e 3 bashkatdhetarëve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj, ka...

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren si strehim i përkohshëm për të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti tragjik në Shqipëri.

Në këtë park ka vend për 800 shtretër dhe janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’i pritur të gjithë ata që kërkojnë strehim në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Republika e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën gjermane Prishtinë, GIZ Kosova dhe komunën e Prizrenit, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për sigurimin e strehimit, kujdesit shëndetësor bazë dhe ushqimit në vendin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit. Deri në 800 shtretër dhe salla pritjeje janë në dispozicion për ata që u preken nga katastrofa e tërmetit. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kontaktuar menjëherë autoritetet publike përkatëse në Shqipëri për hapa të mëtejshëm drejt zbatimit”, ka shkruar Ambasada.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz