back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaShqiptareVetëvendosje nis 70 automjete me mbi 200 ton ndihma drejt Shqipërisë

Vetëvendosje nis 70 automjete me mbi 200 ton ndihma drejt Shqipërisë

Të ngjajshme

Jeta Statovci: LDK po vazhdon sulmet irracionale ndaj Presidentes Osmani

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje – GUXO, Jeta...

Izmaku: Nëse Nisma s’është pjesë e Kuvendit, Kosova do të jetë përsëri në krizë

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire...

“Mëngjesi sot në Mitrovicë” – Osmani e Peci fotografohen me pereca në duar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Faton...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Më 11 dhjetor 2025, majore Luljeta Mehmeti–Quigley nga Policia...

LDK nesër prezanton kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se nesër do...

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot rreth janë nisur 70 automjete me mbi 200 ton ndihma drejt Shqipërisë.

Gjitha këto ndihma sipas VV vijnë nga njerëz vullnetarë dhe aktivistë.

Ja postimi i plotë:

Sot rreth orës 16:00 u nisën nga Prishtina një konvoj me 70 automjete mbushur mbi 200 ton ndihma nga populli i Kosovës, për bashkëkombasit tanë të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Këto automjete e ndihma kanë ardhur nga gjithë komunat e Kosovës, e një pjesë janë bashkuar me konvojin në Prizren.

Konvoji është i shoqëruar nga vullnetarë, aktivistë të cilët do të ndihmojnë në shkarkimin e shpërndarjen e ndihmave në destinacion.

Jemi në kontakt me autoritetet dhe shtabet e emergjencës në Shqipëri e do të vazhdojmë të ndihmojmë sa mundemi.

Zyra jonë në Prishtinë është e hapur për grumbullim ndihmash përditë, nga ora 8:00 deri në 22:00. Edhe zyrat në qendrat e tjera, po ashtu janë në funksion të grumbullimit tē ndihmave. Do të ketë konvoje që dërgojnë ndihma edhe nesër, e në ditët e tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz