back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeVV për emërimet në AKI: Kapja e institucioneve po vazhdon

VV për emërimet në AKI: Kapja e institucioneve po vazhdon

Të ngjajshme

Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje pas emërimit të shefit të ri të AKI-së dhe inspektorit të përgjithshëm.

Mefail Bajqinovci nga VV ka shkruar në Facebook se kapja e institucioneve të sigurisë po vazhdon.

Ai ka shkruar se PDK dhe AAK i kanë kapur brutalisht dy institucione të sigurisë duke emëruar në to eksponentë e vet në pozita kyçe.

“PDK dhe AAK i kapin brutalisht dy institucionet e sigurisë siç janë AKI dhe Inspektoriati i AKI-së duke i emëruar eksponentët e vet në pozita kyqe. Ish- sekretari i MPJ-së Kreshnik Gashi në kohën kur Hashim Thaçi ishte minister i jashtem u emërua drejtor i AKI-së. Burim Ramadani zyrtar i AAK-së emërohet Kryeinspektor i AKI-se. Kapja e institucioneve me njerëz partiak po vazhdon. Këto vendime do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz