BallinaLajmeKurti godet Thaçin ende pa u bërë Kryeministër, ia shuan ambicien që...

Kurti godet Thaçin ende pa u bërë Kryeministër, ia shuan ambicien që të dalë në objektin e ish-Komitetit

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Dy partitë që synojnë të krijojnë Qeverinë e re po e kundërshtojnë zhvendosjen e Presidencës në objektin e ish-Komitetit, që aktualisht shfrytëzohet nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Bujqësisë. Kreu i VV’së, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejojnë zhvendosjen e Presidencës në këtë objekt për shkak të apetiteve për luks të Thaçit. Njëjtë janë shprehur edhe në LDK, para disa ditësh.

Gazeta Express

Ende pa u bërë kryeministër, Albin Kurti ia ka shuar Hashim Thaçit, ambicien për t’u zhvendosur në objektin e ish-Komitetit, që aktualisht shfrytëzohet nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Bujqësisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kreu i VV’së ka bërë me dije se nuk do të lejojnë zhvendosjen e Presidencës në këtë objekt.

Kurti ka thënë se Qeveria e re do ta ketë prioritet zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare dhe se me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit, asnjë institucion publik nuk do të zhvendoset në objekte private.

“Kjo nënkupton që nuk mund të lejojmë rialokime të stafit nëpër ndërtesa vetëm e vetëm për të përmbushur apetitet për luks të individëve të caktuar në nomenklaturën politike e as nevojën për përfitime të paligjshme të pronarëve të objekteve të caktuara private”, ka shkruar Kurti.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar para disa ditësh ndaj zhvendosjes së Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga objektet e tyre.

LDK-ja përmes një komunikate për media ka kundërshtuar vendimin për zhvendosjen e zyrtarëve të këtyre dy ministrive nga objekti i tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës kundërshton vendimin për zhvendosjen e zyrtarëve të MKRS-së dhe MBPZHR-së nga objekti i tyre pa u siguruar fillimisht një objekt tjetër në pronësi të Qeverisë, apo ndërtimin e një objekti të ri”, thuhej në reagimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, zhvendosja e dy ministrive në objekte private do të ketë kosto enorme.

“Mbi të gjitha, ky vendim është edhe më i paarsyeshëm që po ndërmerret në kohën e tranzicionit nga një qeveri në tjetrën, pa planifikim të mirëfilltë paraprak operativ e financiar që po rezulton në një kosto enorme për qytetarët e Kosovës prej 105 mijë euro qira mujore për dy objekte në pronësi private”, thuhej tutje në reagim.

Ndryshe, zhvendosja e stafit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga objekti i ish-Komitetit për t’i lëshuar vend Presidencës së Kosovës është pezulluar përkohësisht.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), pas kërkesës zyrtare të parashtruar nga Këshilli Organizativ i Protestës për menaxhmentin e lartë të Ministrisë, ka mbështetur tërësisht kërkesën në këtë fazë dhe zyrtarisht i ka kërkuar Ministrisë së Administratës Publike (MAP), pezullimin e përkohshëm të zhvendosjes, kërkesë kjo që është pranuar nga MAP-i, e cila çështjen e kohës dhe mënyrën e zhvendosjes e ka lënë në përgjegjësi të menaxhmentit të MKRS-së”, thuhej në komunikatën e MKRS’së drejtuar mediave.

Kërkesë për t’u zhvendosur në këtë objekt kishte bërë edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga.

Në Presidencë kishin konfirmuar ekzistencën e kërkesës e deponuar në Kryeministri në fillim të vitit 2014, por nga e cila pak kohë më vonë presidentja ishte tërhequr pas përllogaritjes së kostos për rinovimin e objektit./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz