back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutDetaje: Kush janë dhe si quhen dy personat që po kërkohen për...

Detaje: Kush janë dhe si quhen dy personat që po kërkohen për vrasjen e Ivanoviqit

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Dy personat të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë dy studentë serbë nga Mitrovica e Veriut.

Emrat e dy këtyre dy studentëve serbë që po dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit, janë Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic.

Bëhet fjalë për studentët, Ivan Dimitrijevic, i lindur në Prokuplje me banim në Kursumlji, student në Mitrovicën e Veriut, studime master.

Kurse Milos Radosavljevic nga Prokuplja, po ashtu me banim në Kursumlji, është student në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut, me banim të përkohshëm në qendrën studentore në Veri.

Agjencia Inteligjence e Serbisë (BIA) i ka marrë në pyetje Dimitrijevicin dhe Radosavljevic pasi kishte ndodhur vrasja e Ivanovicit, pasi këta ishin dorëzuar vetë tek autoritetet serbe për të sqaruar rastin.

Të gjitha këto i ka konfirmuar edhe president i Serbisë, Aleksandar Vucic, por ai të dy këta po i bën të pafajshëm dhe se prindërit e tyre janë shqetësuar për publikimin e fotove të tyre, madje ai ka ironizuar me këtë.

“Që ata në Prishtinë të mos mundohen të kërkojnë terroristë e vrasës, nuk bëhet fjalë për vrasës por studentët, Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic nga Prokuplje me banim në Kursumlji. Kjo tregon se me joseriozitet i qasen gjithë kësaj”, u tha gazetarëve Vucic në Beograd mbrëmë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës dje publikoi foton e dy personave si të dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb të vrarë në Mitrovicë, Oliver Ivanonvic, ku kërkohej ndihmë për identifikimin e tyre. /Metro

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz