back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasMbahet sesion informues me të rinjtë e Drenasit

Mbahet sesion informues me të rinjtë e Drenasit

Të ngjajshme

KGJK suspendon gjyqtaren Naime Krasniqi-Jashanica

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se në një...

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të...

Njoftimi më i madh i vitit nga Apple po ndodh sot, çfarë pritet

New York – Është ekuivalenti i Ditës së Super...

Modelja e famshme merr vendimin e papritur, heq dorë nga karriera

Kendall Jenner po planifikon të heqë dorë nga jeta...

Komuna e Drenasit së bashku me AZHR-në dhe Odën Amerikane, në Sallën e Kuvendit, sot kanë mbajtur diskutim të hapur me të rinjtë e Drenasit, për ndërmarrësi dhe perspektivat e vetë-punësimit.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, para të rinjve dhe këshillit profesional nga ndërmarrës të suksesshëm, ka theksuar se sot biznesmenët më të fuqishëm të Drenasit, kanë filluar ndërmarrësinë kur ishin të rinj, duke inkurajuar nxënësit dhe studentët të bëhen storje suksesi në fushën e ndërmarrësisë dhe vetë-punësimit.

“Të rinjtë tanë, me përkrahjen e gjithanshme brenda dhe jashtë institucionale, duhet të shohin, të gjejnë dhe krijojnë perspektivë për të tashmen dhe të ardhmen e vet. Të rinjtë tanë kanë shumë storje suksesi për të treguar. Por ato nuk bëhen shumë të ditura kur i kemi afër. Andaj, ju ftoj ashtu siç lavdërohemi me mjekët tanë, juristët, ndërmarrësit, sportistët apo profesionet tjera që tashmë janë të suksesshëm, jashtë vendi, t’i vlerësojmë e çmojmë edhe kur jemi afër tyre, pranë tyre dhe me ta”, ka thënë mes të tjerash, Kryetari Ramiz Lladrovci.

Kurse, Arian Zeka, Drejtor i Odës Amerikane, para të rinjve të Drenasit, është shprehur se sot rrethanat e krijimit të ndërmarrësisë janë më ndryshe në krahasim me të kaluarën.

“Këto rrethana janë të ndryshme prej të cilave jam rritur unë e gjenerata e kryetarit. Neve na është dashur që në ato rrethana të vështira të mendojmë për perspektiva të tjera. Me të gjitha vështirësitë, ia kanë dalë të themelojnë kompani që sot janë të suksesshme. Unë dëshiroj që secilin prej jush të shoh të përfshirë në ndërmarrësi”, ka deklaruar Drejtori Arian Zeka.

Ky takim është mbajtur në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ku kanë marrë pjesë nxënësit e dy shkollave të mesme të Drenasit dhe studentë.

Ndërsa, panelist të takimit ishin edhe, Drejtoresha e Drejtoratit për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahi, Mërgim Prishtina, Drejtor i kompanisë farmaceutike ‘TrePharm’,  Mrika Macula, Kryeshefe Ekzekutive e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA).

Image may contain: one or more people, people sitting, shoes and indoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz