back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmePesëvjeçarja Eda Loshi kërkon ndihmë për shërim (VIDEO)

Pesëvjeçarja Eda Loshi kërkon ndihmë për shërim (VIDEO)

Të ngjajshme

Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga SHBA-ja

Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller,...

GOL: Spanja U21 në epërsi kundër Kosovës U21

Spanja U21 ka kaluar në epërsi kundër Kosovës U21. Pas...

Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se janë...

5-vjeçarja Eda Loshi ka nevojë për ndihmën tonë.

Mjekët në Kosovë dhe Shqipëri nuk arritën ta përcaktojnë diagnozën, në Turqi ajo u diagnostikua me sëmundjen e rrallë gjenetike Spinal Muscular Atrophy (SMA) SMN1 dhe SMN2.

Kjo është një sëmundje gjenetike që shkakton çrregullim neuro-muskulor progresiv, ku preken qelizat nervore që kontrollojnë muskujt (motoneuronet).

“Pa trajtim, simptomat e kësaj sëmundje fillojnë të shfaqen para ose pas muajit të gjashtë dhe vazhdojnë me përkeqësim të muskujve dhe humbje të tonusit muskular. Pa trajtimin e duhur, gjendja e pacientëve me këtë sëmundje përkeqësohet deri në pamundësi totale të lëvizjes, vështirësi në frymëmarrje”, njoftojnë familjarët.

Sipas tyre trajtimi i vetëm i kësaj sëmundje deri më tani është i mundur përmes preparatit Nusinersen (Spinraza), që është krijuar nga kompania bioteknologjike Biogen. Kjo është terapia e parë dhe e vetme e aprovuar nga FDA (Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ushqim dhe Administrim të Ilaçeve) në dhjetor të vitit 2016. Çmimi i këtij medikamenti është shumë i lartë.

Trajtimi me këtë medikament duhet të fillohet sa më herët që është e mundur me 4 doza fillestare (12 mg/5 ml), në ditën zero, 14, 28 dhe 63. Pastaj vazhdohet doza mbajtëse çdo 4 muaj deri në përmirësimin e gjendjes.

Çmimi për vitin e parë të trajtimin është 676 mijë e 864 euro, kurse në vitin e dytë 338 mijë e 432 euro.

Kjo sëmundje nuk trajtohet në Kosovë.

Familja deri më tani ka mbuluar të gjitha shpenzimet për Edën, por tani e ka të pamundur t’i sigurojë mjetet financiare për blerjen e injeksioneve, pasi kostoja e tyre është shumë e lartë.

Prandaj kërkojnë nga ju ndihmë dhe mbështetje për t’ia mundësuar Edës marrjen e kësaj terapie, pasi kjo është shpresa e vetme për të.

Çdo lloj ndihme nga ana e juaj është shpresëdhënëse për ne.

Raiffeisen Bank Kosova

Njomza Rukovci

Llogaria bankare: 1501140001210485

SWIFT code: RBKOXKPR

Tel: +383 44 777 652

Te gjithë ata qe duan të kontribuojnë për Edën nga vendet jashtë Kosovës:

Raiffeisen Bank Kosova

Njomza Rukovci

SWIFT code: RBKOXKPR

Numri i llogarisë me IBAN

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz