back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeQytetarët mobilizohen për protestë kundër rritjes së çmimit për sigurimin e veturave,...

Qytetarët mobilizohen për protestë kundër rritjes së çmimit për sigurimin e veturave, BQK thërret konferencë

Të ngjajshme

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ngritjen e çmimeve 26% për sigurimin e automjeteve ka ngjallur reagime në Kosovë, me qytetarët të cilët shprehen se ky vendim është i padrejtë dhe i papërballueshëm.

Në lidhje me këtë vendim janë paralajmëruar edhe disa protesta para Bankës Qendrore të Kosovës, madje disa prej organizatorëve kanë thënë se ato do të vazhdojnë deri në tërheqjen e këtij vendimi.

Nesër është paralajmëruar të mbahet një protestë nga një grup në Facebook “Merakli të kerreve”, ndërkaq protesta tjetër është paralajmëruar për pasnesër nga “Speedomaniaks”.

Mirëpo, Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar mediat një konferencë për media, ku temë e saj do të jetë pikërisht ngritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz