Ka qenë temë mjaft e përfolur dy ditët e fundit.
Fjala është për çështjen e lokacionit të stadiumit kombëtar të Kosovës, projekti për të ndërtimin e të cilit tashmë ka përfunduar, pasi qeveria e kaluar kishte marrë vendim që ai të ndërtohej në Drenas, shkruan GazetaBlic.
Ndërkaq, ka qenë kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, që në një deklaratë publike ka konfirmuar se qeveria e re do ta ketë ndryshimin e lokacionit, me ç’rast ai stadium do të fillojë të ndërtohej në Bërnicë, afër Prishtinës.
Megjithatë, ishte Donjeta Gashi, zëdhënsja e qeverisë Haradinaj, e cila në një prononcim për GazetaBlic ka deklaruar se përgjegjësia e plotë lidhur me këtë çështje i takon MKRS-së. Ajo nuk ka dashur të shtojë më shumë duke thënë se përderisa nuk ka mbledhje apo ndonjë vendim tjetër, vlen ai i vjetri, që do të thotë se stadiumi kombëtar i Kosovës, gjegjësisht ndërtimi i tij do të ndërtohet aty ku edhe ishte paraparë, pra në Drenas.